Lajme

Proteston biznesi i vogël në Pogradec

Bizneset e vogla kanë dalë edhe sot në protestë kundër skemës së TVSH-së. Këtë herë kanë qenë pogradecarët ata të cilët kanë dalë në rrugë në shenjë proteste kundër kësaj skeme.

Skema e miratuar nga qeveria u fut në fuqi në datën 1 prill, ndërkohë tregtarë të shumtë në vend e kanë kundërshtuar këtë skemë, duke protestuar dhe duke mbyllur qepenat e bizneseve të tyre.

Ata shprehen se do t’i mbyllin subjektet e tyre nëse kjo situatë vazhdon kështu, pasi sipas tyre, kjo skemë në gjashtëmujorin e parë të vitit do të sjellë rreth 25 mijë deri në 30 mijë biznese të mbyllura dhe gjashtëmujorin e dytë do të mbyllë rreth 50 mijë biznese në total.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë