Lajme

Protesta, studentët ende të ndarë mes MAS-it dhe kryeministrisë

Një grup i vogël studentësh vijon të qëndrojë ende para Ministrisë së Arsimit, në pritje të realizimit të kërkesave nga qeveria për uljen e tarifave studentore.

Ndryshe nga kolegët e tyre që ndodhen tek kryeministria, ata shprehen se nuk kanë ndonjë plan sa do të qëndrojnë para institucionit qw drejtohet nga Lindita Nikolla.

“Ne jemi këtu për reformën në arsim, prandaj jemi para godinës së MAS-it, - thotë një prej studentëve protestuees për TCH. - Do vijjojmë të qëndrojmë këtu deri sa të plotësohen kërkesat tona”.

Ata nuk jnë të qartë nëse nesër do të protestojnë para Parlamentit, ashtu siç thuhet në një njoftim në rrjetet sociale.

“Vendimet nuk merren në rrjetet sociale, vendimet merren në shesh. Studentët vendosin bashkë dhe do vendosim çfarë masash do merren, - thekson një tjetër. – Kryeministri Rama, nëse nuk plotëson kërkesat tona do ketë surpriza”.

Por paralelisht me ta, para kryeministrisë ndodhen edhe disa dhjetra studentë të tjerë, të cilët të pajisur me batanije dhe ushqime, thonë se do ta kalojnë natën aty.

Edhe studentët para selisë së qeverisë janë të paqartë nëse nesër do të protestohet para Kuvendit, ku është parashikuar të zhvillohet seanca plenare e të enjtes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë