Ngjarje

Procedohet protesta, edhe profesori

Policia ka proceduar penalisht 25 persona që ishin në protestën e studentëve gjatë këtyre ditëve. Ndër ta janë edhe këngëtari Robert Aliaj, profesori Edmond Tupe si edhe aktivistë të forumeve rinore të partive politike.
Procedim i ka nisur në 11 dhejtor dhe materialet ndodhen në Prokurorinë. Përvec profesorit dhe artistit do të hetohen edhe Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj, Nerid Shehu, Bislim Lakna, Gaetano Doci (LSI), Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonaj (FRPD)

Policia i akuzon ata se të hënën në orën 09:00, te sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa leje duke prishur rendin e qetësinë publike, kanë penguar qarkullimin e makinave dhe kanë hedhur sende të forta në oborrin e Ministrisë .
Policia po përpiqet edhe për identifikimin e personave të tjerë që sipas saj kanë bllokuar rrugën te sheshi “Rilindja”, pasi ata janë të fotografuar që kanë qenë aty.

Pas mësoi se do të procedohet profesori i njohur, Edmond Tupja, tha se synimi i policisë është që t’i trembë, por se ai nuk trembet “ se burri njëherë vdes”.

Edmond Tupe në protestë

“Studentëve u heq kapelën! Policia më procedoi se zura rrugën në trotuar! Ajo do të më trembë, por unë nuk trembem se burri njëherë vdes!”- tha profesori dhe u kthye në shesh te studentët para kryeministrisë, i vendosur për të qenë në mbështetje të kauzës së studentëve.
Ndërsa Lulzim Basha menjëherë sapo morri vesh lajmin shkroi në facebook se “as hajduti dhe as vartësit që kapen duke vjedhur e pastruar 30 milionë euro nuk hetohen, por hetohen ata që ngrenë zërin kundër qeverisë”. Kreu i PD shkroi se “ ky shtet po degradon përditë, por se do shembet nga njerëzit”.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1072777863890419712?fbclid=IwAR1rjh0UYsocythu4HP8HwDVGhvsqn-7nQe8iFiju5TaWgUk4uOKRHQe6Ek

Por policia sqaroi zyrtarisht se gjatë protestave të zhvilluara në ditët e fundit punonjësit dhe strukturat e saj janë angazhuar më shumë për të garantuar të drejtën e protestës por edhe se është e gatshme të ruaj rendit dhe normalitetit e jetës për të gjithë qytetarët e tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë