Lajme

Protesta për çmimin e naftës në Francë, viktima dhe të plagosur

Tension i lartë këtë të shtunë në Francë: në të gjithë vendin po zhvillohen më shumë se një mijë manifestime kundër “politikës anti-auto” të Macronit, mes të cillave dhe rritja e çmimit të karburantit, por edhe ulja e limiteve të shpejtësisë dhe shtimi I pajisjeve të zbulimit.

Në rrugë kanë zbritur më shumë se 280 mijë manifestues, që kanë bërë rreth 2 mijë bllokime rrugore. Në protesta ka humbur jetën një grua dhe më shumë se 200 peersona kanë mbetur të plagosur: 6 në gjendje shumë të rëndë.

Demonstruesit bëjnë pjesë në një lëvizje apolitike dhe kanë zbritur në rrugë duke mbajtur veshur jelekë të verdhë. Manifestimi është quajtur "gilets jaunes".

Teksa protestuesit kishin bllokuar rrugën në juglindje të Savoie, një drejtuese mjeti nga paniku që është rrethuar me protestues, ka shtypur aksidentalisht një grua duke e lënë të vdekur. Lajmi është është raportuar nga ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner.

Mijëra protestues të veshur me jelekët e verdhë, bllokuan autostradat, rrethrrotullimet dhe shumë rrugë gjatë protestës kundër vendimit të presidentit Emmanuel Macron.

Protesta u organizua përmes rrjeteve sociale dhe mori përkrahje edhe nga votuesit që u dëshpëruan me reformat ekonomike dhe qeverisjen e Macron. Gjashtëmbëdhjetë persona pësuan lëndime të lehta dhe nga autoritetet u raportua se 50.000 persona ishin pjesë e protestës.

Sipas bilaancit të ri të publikuar nga Ministria e Brendshme franceze, janë 106 të plagosur, 6 nga të cilët rëndë. Të ndaluarit janë 52 dhe për 32 prej tyre është prerë fletë-arresti. Bllokimet e rrugëve, të cilësuara si “pika tensioni”, kanë qenë më shumë se 2000 të tilla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë