Lajme

Protesta, numër i paktë studentësh në ditën e 15-të

Protesta e studentëve ka vijuar edhe këtë të mërkurë në ditën e 15-të të saj, duke këmbëngulur në plotësimin e 8 kërkesave të tyre.
Si çdo ditë, edhe sot protesta nisi me bllokim rrugësh dhe më pas janë grumbulluar para godinës së kryeministrisë. Por ndryshe nga ditët e tjera, numri i studentëve ka qenë i paktë.
Sërish vazhdon bojkoti total i mësimit, pasi studentët nuk duan dialog.
Ndërkohë, kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” për të dialoguar me studentët lidhur me 8 kërkesat e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë