Bota

Protesta në Itali kundër kufizimeve, mjekët: Të izolohemi

Shumë kuzhinierë dhe pronarë restorantesh u bashkuan me një tubim në Romën qendrore në kohën e drekës, duke nisur protestat e koordinuara në 24 qytete të organizuara nga një federatë biznesi kundër rregullave që detyrojnë restorantet, baret dhe bizneset e tjera të mbyllin dyert në orë 6:00 pasdite, ndërsa palestrat dhe kinematë duhet të mbyllet plotësisht.

Ndërkohë, politikanët e ekstremit të djathtë dhe ata nacionalistë intensifikuan sulmet e tyre ndaj kryeministrit Xhuzepe Konte, duke e akuzuar për sakrifikimin e ekonomisë për masat që ata thonë se nuk do ta shpëtojnë Italinë nga virusi.

Ndërsa qeveria të martën njoftoi një paketë prej pesë miliardë eurosh shkurtimesh taksash dhe mbështetje financiare për bizneset më të prekura, Konte këmbënguli se vendimi i qeverisë për të mbyllur disa biznese nuk ishte i pamenduar.

"Zgjedhjet tona mund të kritikohen ligjërisht, ne jemi në një demokraci," tha ai, por këmbënguli se masat ishin të nevojshme. "Për të parandaluar që kurba të dalë jashtë kontrollit, është thelbësore të zvogëlohen mundësitë kryesore për shoqërim," tha ai

Sidoqoftë, ekspertët e shëndetit këmbëngulën se duheshin edhe masa më të rrepta nëse do të frenohej përhapja, mes paralajmërimeve në rritje që sistemi shëndetësor po fillon të mbingarkohet.

"Spitalet në Milano janë pranë kolapsit, nuk ka më vend për pacientët," tha Maurizio Viecca, kreu i kardiologjisë në spitalin Sacco di Milano, duke bërë thirrje që rajoni i Lombardisë së Milanos të mbyllet.

"Vazhdoni kështu, ju rrezikoni të vdisni në ambulancë ose në shtëpi, siç ndodhi në pranverë”, tha ai duke iu referuar protestuesve.

Italia regjistroi 25 mijë raste të mërkurën, duke shënuar një nga rekordet më të larta që nga fillimi i pandemisë. Protestat në disa qytete janë bërë të dhunshme ditët e fundit pasi huliganët e futbollit, aktivistët e ekstremit të djathtë dhe organizata mafioze kanë marrë kontrollin e demonstratave.

Protesta e së mërkurës në Romë, e mbajtur para Panteonit afër Senatit, tërhoqi politikanë të të gjitha krahëve që dëshironin të bashkoheshin me lëvizjen në zhvillim, edhe pse udhëheqësit e saj këmbëngulën se ishte neutrale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë