Media Galeri

Protesta ndryshe e stjuardesave të Alitalia

Një grup stjuardesash të linjës ajrore Alitalia kanë hequr uniformat në shesh në shenjë proteste për falimentimin e kompanisë dhe daljen e tyre si të papuna.

“Ne kemi ardhur këtu për të shprehur, mbi të gjitha, dhimbjen tonë. Solidariteti shkon edhe për të gjithë kolegët tanë të punësuar nga ITA dhe të cilët u detyruan të nënshkruajnë një kontratë poshtëruese pune”, thanë gratë.

Alitalia përfundoi aktivitetet e saj më 14 tetor, duke i hapur rrugë Italia Transporto Aereo (ITA), linjës ajrore shtetërore të krijuar nga qeveria italiane për të kapërcyer përfundimisht krizën e ish-kompanisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë