Protesta të shumta janë zhvilluar në të gjithë Holandën pasi qytetarët janë kundër masave të reja të izolimit.
Zjarre të shumta janë ndezur në qendër të qytetit jugor holandez, Eindhoven, ku qindra persona kanë gjuajtur me gurë policinë. Zyrtarët janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe topa uji, si dhe kanë arrestuar dhjetëra persona.
Përplasjet erdhën në ditën e parë të një vendosjes së një shtetrrethimi të ri nga 21:00 deri në 4:30 të mëngjesit, i pari i vendosur në vend që nga Lufta e Dytë Botërore.
Protesta më e madhe kundër masave të kufizimit është mbajtur në Amsterdam, ku policia ka përdorur topa uji për të shpërndarë turmën. Policia ka njoftuar se mbi 100 persona janë arrestuar në kryeqytetin holandez.
Trazirat kanë ndodhur një ditë pasi një qendre testimi i është vënë flaka. Ministri holandez i Drejtësisë, Ferd Grapperhaus, ka dënuar dhunën, duke thënë se kjo nuk do të cojë në lehtësimin e masave kufizuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.