Lajme

Protesta e emigrantëve para Kryeministrisë

Një grup emigrantësh të drejtuar dhe organizuar nga Genc Sejko, kanë nisur protestën në ditën e dytë para Kryeministrisë.

Ndërkohë, një grup i vogël banorësh të Bregut të Lumit iu bashkuan protestës para Kryeministrisë.

Shtëpitë e banorëve preken nga projekti i zgjatimit të Bulevardit të ri. Por ata janë të vendosur se nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre, pa marrë dëmshpërblimin.
Protestës së emigrantëve shqiptare dje iu bashkuan edhe një grup studentësh si dhe banorët e zonës së Unazës së Re, ku këta të fundit kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.
Ndonëse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk u dha leje emigrantëve për protestën, ata përcollën mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend. Një prej kërkesave të diasporës është edhe vota e tyre në zgjedhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë