Lajme

Protesta e banorëve të “Astirit” vijon, bllokohet sërish rruga

Protesta e banorëve të “Astirit” ka vijuar edhe mbrëmjen e së martës me të njëjtën kërkesë, dëmshpërblim me vlerë të tregut për banesat etyre. Protestuesit kanë bllokuar rrugën duke krijuar probleme në qarkullimin eautomjeteve.

Në mbështetje të protestuesve janë bashkuar edhe deputetë të opozitës, si edhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Banorët kanë bllokuar rrugën, ndërsa shprehen se i kanë banesat në proces legalizimi dhe kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut. Ata kanë paralajmëruar protesta pa afat.

Kjo është dita e 17 që qytetarët bllokojnë rrugën në shenjë revolte kundër vendimit për prishjen e banesave.

Ndërkohë në rrugën afër shtëpive të tyre mungon energjia elektrike, dhe po ashtu ka nisur edhe prerja e pemëve. Ende nuk ka një vendim nga institucionet për prishjen e objekteve për të vijuar me ndërtimin e “Unazës së Re”.

Projekti përfshin ndërtimin e të gjithë Unazës së Madhe të Tiranës edhe rehabilitimin e plotë të segmentit të parë të hapur Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta. Punimet do të zgjasin 2 vjet, ndërsa sfidë do të jetë menaxhimi i trafikut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë