Ngjarje

Protesta e artistëve para SPAK: Arrestoni Veliajn e Maznikun!

Një grup artistësh dhe aktivistësh të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u mblodhën këtë të enjte para godinës së Prokurorisë së Posaçme për të protestuar dhe bërë thirrje kësaj prokurorie që të arrestojë kryetari dhe nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

AMT kërkon gjithashtu që të ndalohet menjëherë puna tek zona ku u shemb godina dhe Teatri Kombëtar të rindërtohet siç ka qenë, po në të njëjtin vend.

LEXO EDHE:
- A do kthehet Aleanca për Teatrin në lëvizje politike? Budina: Kemi planet tona
- Kronologjia e një dite që do të mbahet mend gjatë
- Protesta/ Peticion qytetar: Teatri ku ishte, siç ishte! Fjalën e ka sheshi

“Së pari, kërkojmë marrjen e masës; sekuestro preventive dhe pezullim të punimeve. Kërkojmë marrjen e masës; arrest me burg për shtetasin Erion Veliaj, me funksion kryetar bashkie, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion pasiv’. Arrest me burg për Arbjan Maznikun me funksion nënkryetar i bashkisë, akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Kryetari i bashkisë Veliaj dhe nënkryetari i bashkisë, Mazniku kanë kryer jo vetëm një vepër kriminale, por i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të konsiderueshëm”, deklaroi avokatja e AMT-së, Ardiana Kalaja.

Avokatja tha se provat e dorëzuara nga AMT në SPAK janë të mjaftueshme, ndërsa të paditur kanë përfunduar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtori i Policisë, Ardi Veliu dhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Lleshaj dhe Veliu akuzohen për dhunimin e protestuesve gjatë operacionit për lirimin e godinës dhe në protestën që pasoi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë