Politike

A do kthehet Aleanca për Teatrin në lëvizje politike? Budina: Kemi planet tona

Cili është plani i ardhshëm i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit? Regjizori Edmond Budina i ftuar në “Open”, u përgjigj: “Ne padyshim që kemi plane por është si puna e asaj dramës apo skenarit që ke shkruar dhe nuk ua tregon të tjerëve sepse po ua tregove ta vjedhin idenë kështu që ne do të vijojmë të bëjmë protestën tonë në mënyrë kreative, të përhershme duke insistuar që gjithccka të kthehet në vendin e vet”

A i ka penguar apo i ka ndihmuar politika në këtë kauzë?   

“Në Shqipëri gjithmonë është parë që politikanët janë mortja dhe është arsye se politika nuk është se ka vepruar mirë në të kundërt nuk do ishim në këtë gjendje që jemi. Por politikanët janë edhe qytetar dhe kanë të drejtë që të marrin pjesë, ne kemi ftuar edhe socialistë dhe ka edhe të tillë që kanë ardhur në protesta sepse kemi një ide që të jemi të bashkuar.

Opozita na ka mbështetur dhe në opozitë janë edhe parti të majta, që mbahen për të majta ose grupime të majta dhe ne i kemi pranuar… Politizimin e kësaj çështje e ka bërë kryeministri dhe Rilindja se nuk më bën zemra që t’i quaj socialiste. Se ky grupim nuk ka asgjë socialiste…

Vetëm këto dy ditë në shtypin e majtë të huaj (kam parë) që janë të tronditur. Në këtë aspekt them që politikanët të marrin pjesë në këto protesta dhe të dëgjojnë zërin e qytetarëve por të mos mendojnë se ata janë padronë”, u përgjigj Budina.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë