Lajme

Protesta, BE: Koha për dialog

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për protestën studentore që po vijon prej dy javësh në kryeqytet.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Delegacioni i Bashkimit Europian vlerëson protestën studentore si një shprehje të demokracisë dhe tanimë vë theksin te dialogu për t’i konkretizuar këto kërkesa.
“Protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. Ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore. E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit. Tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike”, shkruhet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/posts/1938936672842793?__xts__[0]=68.ARA2ro6psRUHrLvwDYe71NkpxSrM20g_vUei1qKlgXeSYKFgHeg5VZMkGYWHeD5kn-rtRNIWbRAxo4KYgW4k0Wky_I5svyBjzNeSyXElWEtvPGGF8gjM3oA03Etc6-X5LehVAs9hxrWiZaHVNvsEFOrmFx8y6OzNAFsHPZH_5vcyJ3FnoAf-gu1xmENOzm2wJMe7Me4b_EFAc8VUtyTWYU2gdT7Gc1NGZ-G_3obdUiyqqGcqbMe-5mW44du73JWnjTxr6ejVukBwefK-6iJsZRpk4Sfmwzue-u3wmwmYhHNoV3hpY7UihUP9ev_9B9-0Q0siZ5ibZiVh_UQ3FLvNkg&__tn__=-R

Ndërkohë, sot kreu i qeverisë, Rama, nisi tryezën e dialogut me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë