Lajme

Prostitucioni, Gjykata e Kavajës lë në burg pronarët e hoteleve

Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë, duke lënë në burg dy pronarët e hoteleve në Rrogozhinë, të përfshirë në hetimin për prostitucionin në këtë qytet, pas operacionit “Zhuri”, ku u ndaluan 7 persona. Për 5 prostitutat është dhënë masa arrest shtëpie.

Pronarët e 2 hoteleve në Rrogozhinë, Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha, akuzohen për “Përshtatje e ambienteve për ushtrim prostitucioni dhe ushtrim prostitucioni”.

Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 5 shtetaset e arrestuara gjatë operacionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë