Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka promovuar qytetin bregdetar në Kosovë. Kryebashkiaku Leli ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Prishtinës, Shpend Ahmetin, me të cilin ka deklaruar se Vlora i ka të gjitha potencialet për një turizëm elitar.
Kryebashkiaku Leli tha se do të vendoset edhe busti i Hasan Prishtinës në Vlorë. Leli zhvilloi një vizitë edhe në kompaninë më të madhe të Kosovës, “Eurokoha”. Në bisedën me pronarin e kësaj kompanie, Remzi Ejupin, Leli kërkoi promovimin e turizmit të Vlorës në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryebashkiaku Leli takoi edhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, të cilin e ftoi të vizitojë Vlorën dhe të nisin bashkëpunimin dy palësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.