Kryeprokurorja Arta Marku u ka bërë thirrje Prokurorëve të Apelit që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Të interesuarit kanë 15 ditë kohë për aplikimin.
Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët; 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
Drejtuar: Prokurorive pranë Gjykatave të Apeleve
Në mbështetje të 1igjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët; 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokurorisë e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
Pas informacionit të ardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me nr. Prot. 6250, datë 20.09.2018, mbi ecurinë e procesit të rivlerësimit për prokuroret e listës prioritare, kandidatë për Këshillin e Lartë te Prokurorisë, rezulton se nga kandidaturat e Prokurorive të Apeleve vetëm 1 (një) prokuror është konfirmuar në detyrë.
Për sa më sipër ftojmë prokurorët e interesuar që plotësojnë kriteret sipas ligjit 115/2015
“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të sjellin dokumentet pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Të interesuarit krahas kërkesës me shkrim, të bashkëngjisin dhe dokumentet e mëposhtme:
a) jetëshkrimin e përditësuar;
b) deklaratat individuale të prokuror ëve që i kanë mbështetur, të nënshkruara rregullisht;
c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
ç) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
d) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës përpara 2 korrikut 1991;
dh) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;
e) informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, nip/mbese, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor.
e) lista e personave të lidhur, sipas kuptimit të ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
g) Formularin e Autoritetit për Informim mbi dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
Të interesuarit kanë 15 ditë kohe nga shpallja e thirrjes për paraqitjen e shprehjeve të interesit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.