Drejtësia

Prokuroria ‘rrëzon’ gjykatën, kërkon që Enca të kthehet në qeli për kanabisin në ballkon

Gazeta Si- Prokuroria e Tiranës ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së Tiranës që vendosi të lirojë pak ditë më parë nga qelia këngëtaren Enca Haxhia, e akuzuar për kultivim kanabisi në ballkonin e banesës së saj.

Enca aktualisht është me masë sigurie detyrim paraqitje, pasi gjykata vendosi javën e kaluar që ta lirojë dhe të hetohet në gjendje të lirë. Por organi i akuzës kërkon rikthimin e saj në qeli.

27-vjeçarja u ndalua gjatë operacionit ‘Ballkoni’ në shtatorpasi policia zbuloi bimë narkotike të kultivuara në banesën e saj.

Ishin efektivët e komisariatit nr.1 të cilët pasi morën informacione në rrugë operative, kontrolluan banesën e saj në zonën e Saukut.

Në ballkonin e vilës së Haxhiajt, policia gjeti dhe sekuestroi këto 5 vazo të mëdha të mbjella me kanabis. Pas arrestimit, këngëtarja ka dhënë shpjegime duke pohuar se është përdoruese dhe se lëndën narkotike e ka mbjellë vetë për përdorim vetjak.

Vazot me kanabis Enca i mbante brenda në shtëpi, dhe herë pas here i nxirrte në ballkon për të marrë rreze dielli. Para hetuesve këngëtarja ka dhënë shpjegime duke pohuar se është përdoruese dhe se lëndën narkotike e ka mbjellë vetë për përdorim vetjak.

Këngëtarja jeton prej 6 muajsh, pasi ishte kthyer nga jashtë shtetit, në vilën në fjalë që ishte në pronësi të saj, me një shtetas të huaj, i cili ishte aty kur policia ndërhyri.

I pyetur nga hetuesit ai ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni në lidhje me rrënjët e kanabis sativa, ndërsa nuk është kujdesur asnjëherë për to.

Pas marrjes në pyetje i riu është lënë i lirë. Lënda narkotike ishte e varietetit 3 mujor, ndërsa kishte arritur në gjatësi rreth 1 metër dhe ishte afër pjekjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë