Drejtësia

Sekuestrohen pasuri me vlerë 10 mln euro të Ndue Gjergjit, biznesmeni i vrarë në Laç

Gazeta Si - Rreth 10 mln euro pasuri të biznesmenit të vrarë në Laç në vitin 2020, Ndue Gjergji janë sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës.

Bëhet fjalë për Paulin Markun, i njohur edhe si Ndue Gjergji i vrarë para 3 vjetësh në Laç nga persona të maskuar me uniforma policie.

Me akuzën se këto pasuri janë të përfituara nga trafiku i drogës, janë sekuestruar 11 garazhe, 18 apartamente, 1 truall, 2 dyqane, 1 vilë dhe një licencë për transport udhëtarësh.

Paulin Marku, i njohur edhe me emrin Ndue Gjergji sipas akuzës, para vrasjes ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili aktivitet kryesor kishte trafikimin e lëndëve narkotike. Prokuroria thotë se ka identifikuar pasuritë e tij të cilat nuk justifikohen nga dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer i dyshuari.

Pasuritë e sekuestruara:

11 garazhe

18 apartamente

1 truall

2 njësi

1 vilë

licencë për transport udhëtarësh

3 shoqëri aksionere

1 kazino

9 automjete

Paulin Marku ndodhej në një lokal mbrëmjen e 30 majit 2020 bashkë me shtetasin Bujar Hasani i njohur edhe me mbiemrin Lika, kur u ekzekutuan me 5 plumba.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë