Drejtësia

Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së dy vëllezërve të arrestuar në Spanjë për prostitucion

Gazeta Si - Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kërkon konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve Arjel Legisi dhe Oltjon Legisi, të arrestuar dhe nën hetim në Spanjë në vitin 2018 për trafikimin me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Arjel Legisi, u arrestua për V. Penale, “Trafikim i personave të rritur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/a/4 i K.Penal. Ndërsa shtetasi Oltjon Legisi, është nën hetim nga autoritetet policore spanjolle për të njëjtën vepër penale.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, del se shtetasit Arjel Legisi e Oltjon Legisi janë përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve prej vitit 2018.

Pasuritë e tyre janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.  

Prokuroria vlerëson se dy vëllezërit dhe familja e tyre janë në pamundësi financiare të justifikojnë këtë pasuri dhe kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:

Apartament, sipërfaqe 80.90 m2 në Tiranë; dhe

Makinë, Audi 6.

Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohen Zyrat e Përmbarimit Tiranë, ndërsa për Administrimin dhe përdorimin e pasurive ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë