Drejtësia

Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e QSUT

Nga Gazeta Si- Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e Spitalit Universitar ‘Nënë Tereza’. Ekspertiza do bëhet me qëllim specifikimin teknik të restaurimit dhe për të zbuluar se si janë parashikuar dhe si janë kryer punimet.

Gjithashtu, janë pyetur një sërë personash, kryesisht teknik të cilët kanë dhënë sqarime rreth shkaqeve që ata shikojnë të mundshme, kushteve të sigurisë apo cilësisë së pajisjeve apo mjeteve.

Më herët Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rikonstruksionin e urgjencës së QSUT.

Kjo vjen në kuadër të hetimeve të nisura kryesisht pas zjarrit të rënë në katin e nëndheshëm të godinës së saporikonstruktuar.

Ngjarja u shënua më 11 shkurt shkurt duke shkaktuar kolaps në repartin e urgjencave dhe detyruar pacientët të merrnin trajtim mjekësor në spitale të tjera.

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka raportuar të hënën te Komisioni i Shëndetësisë për zjarrin e rënë tek urgjenca, duke thënë se bëhet fjalë për një defekt që ka djegur kabujt elektrik, pa implikime serioze për Spitalin dhe pa dëmtuar pajisjet biomjeksore të këtij spitali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë