Njerez

Prokurori italian që po lufton i vetëm Ndranghetan!

Një prokuror 61-vjeçar në Itali po lufton i vetëm një nga organizatat më të fuqishme kriminale në botë.

Nicola Gratteri po udhëheq betejën kundër Ndrangheta, një sindikatë e vendosur në çizmen e Italisë por që ka shtrirë tentakulat e saj në të gjithë globin dhe udhëheq trafikun e kokainës në Europë.

Prokurori i Antimafias Italiane mobilizoi në dhjetor mijëra oficerë të zbatimit të ligjit në një operacion që çoi në arrestimin e më shumë se 300 personave. Ky operacion ishte pjesë e një hetimi të vazhdueshëm që po ekspozon lidhjet midis një klani të madh të Ndranghetas me zyrtarët lokalë dhe politikanë në rajonin e Kalabrisë. Ky ishte një nga arrestimet më të mëdha të mafiozëve në historinë moderne të Italisë dhe bastisja më e madhe e ndërmarrë ndonjëherë kundër Ndrangheta.

“E mendova si luftë”, thotë Gratteri. Ai është rritur në Kalabri dhe jeton nën mbrojtjen e policisë që kur u bë prokuror tre dekada më parë.

Posterët e kandidatëve në zgjedhjet rajonale të 26 janarit ne një rrugë në Catanzaro. Gazeta Si, 2020

Ai filloi të planifikojë operacionin që në ditën e tij të parë si kryeprokuror i Catanzaros. Përveç të arrestuarëve, më shumë se 500 njerëz janë aktualisht nën hetim dhe shumica e tyre po mbahen në paraburgim.

Gjyqi do të fillojë para verës. Për të pritur numrin e madh të të pandehurve, dëshmitarëve dhe avokatëve, një fushë volejbolli me një kapacitet prej 3,200 personash është duke u shndërruar në një sallë gjyqi të sigurisë së lartë.

Ndër objektivat e zotit Gratteri është familja Mancuso, një nga klanet më të fuqishme të Ndranghetas, si dhe biznesmenë, nëpunës civilë dhe politikanë. Akuzat përfshijnë vrasje, zhvatje, korrupsion, pastrim parash, pjesëmarrje dhe bashkëpunim me një organizatë kriminale.

Disa politikanë dhe media vendase kanë kritikuar sulmin si të tepërt, duke pyetur nëse arrestimi i qindra personave ishin vërtet i nevojshëm. Por Gratteri thotë se pa arrestime, rreziku i arratisjes së të dyshuarve dhe shkatërrimi provave ishte shumë i lartë.

Gratteri filloi të planifikojë spastrimin e Ndranghetas në vitin 2016. Gazeta Si, 2020

Gjyqi i ardhshëm do të jetë çështja më e madhe e Antimafias Italiane që nga gjyqi i kundër Cosa Nostra që filloi në vitin 1986, e cila dobësoi shumë organizatën mafioze dhe ekspozoi tentakulat e saj të brendshme.

Që atëherë, Ndrangheta ka eklipsuar gradualisht Cosa Nostran për t’u bërë sindikata më e pasur e krimit në botë perëndimore. Ajo kontrollon rreth 80% të trafikut së kokainës në Europë dhe ka të ardhura vjetore prej 55 miliardë dollarësh, më të mëdha se të ardhurat e vlerësuara të të gjitha kartelave të drogës së Kolumbisë dhe Meksikës së bashku. Prokurorët vlerësojnë se Ndrangheta ka 20,000 anëtarë.

Pjesa më e madhe e parave të saj pastrohen në qytete të mëdha europiane, ku investohen në pasuri të paluajtshme, restorante dhe hotele. Por pak nga pasuria e ‘Ndrangheta investohet në rajonin e saj të lindjes në Kalabri, një nga zonat më të varfra të Evropës Perëndimore. Papunësia në këtë rajon është 21.6%, më e larta në Itali.

Truprojet e armatosura shoqërojnë zotin Gratteri.

Nga ky rajon, rrjetet e fshehta familjare të ‘Ndrangheta joshin anëtarë të rinj, u marrin para bizneseve dhe formojnë lidhjet me zyrtarët qeveritarë. Ky korrupsion i organizuar shpjegon pse ka kaq pak investime të jashtme në Kalabri. Por nuk është thjesht Kalabria. Prania e sindikatave të krimit ka kontribuar në problemet ekonomike të të gjithë Italisë së Jugut në tërësi.

Lufta ndaj‘Ndranghetas ka ardhur prej kohësh me një kosto të madhe personale për Gratterin. Në vitin 1989, mafiozët qëlluan me breshëri plumbash shtëpinë e të dashurës së tij duke i thënë se do të martohej me një njeri të vdekur. Ajo u martua me të gjithsesi dhe tani Gratteri dhe ajo kanë, dy djem.

Një ndërtesë e papërfunduar ndodhet në La Castella, një qytet në rajonin e varfër të Kalabrisë. Gazeta Si, 2020

“Unë nuk kam jetë publike,” thorë. Gratteri në theks të tij të butë kalabrezi. Ai udhëton midis shtëpisë dhe zyrës së tij në një makinë antiplumb dhe rrallë del jashtë shtëpisë. Ai nuk ka qenë në plazh apo kinema në mbi 20 vjet. Ai kurrë nuk ka qenë për një shëtitje në qendrën e qytetit të Catanzaros dhe madje as mundi të shkonte në funeralin e babait të tij.

“Unë jam si i dënuar nën arrest shtëpiak. Por megjithë këtë kufizim fizik, në mendjen time ndihem shumë i lirë, “tha ai.

Gratteri anashkaloi tubimin e mbështetësve te tij për shkak të kërcënimeve te sigurisë. Gazeta Si, 2020

Ai zgjohet rreth orës 2:30 e mëngjesit, shkon në kuzhinë dhe punon deri në agim, tha ai. I shqetësuar për jetën e tij, ai gjen ngushëllim në punë dhe në gatimin e drekës për familjen e tij, i rrethuar nga roje të armatosura dhe kamera sigurie.

“Është rëndësishme të qetësoni frikën dhe t’i thoni vetes se edhe nëse vdes sonte ose nesër nuk është fatkeqësi sepse kam pasur një jetë të lumtur, “tha ai. “Unë kam qenë një njeri me fat.”

Rreziku është real. Në vitin 2005, policia italiane zbuloi një arsenal eksplozivësh dhe armë që do të përdoreshin për ta vrarë dhe ky ishte vetëm një nga disa komplotet kundër tij.

Personeli ushtarak në Catanzaro ruan një tubim të 18 janarit në mbështetje të Gratterit, Gazeta Si, 2020

Kohët e fundit, policia përgjoi një bisedë telefonike midis dy mafiozëve që e përshkruanin zotin Gratteri si një “njeri i vdekur që po shëtiste për herë të fundiy”.

Pas valës së fundit të arrestimeve, rreziku është më i lartë se kurrë më parë. Makinat e vjetra të prokurorit janë zëvendësuar me automjete sportive që janë të blinduara ndërkohë që numri i rojëve është dyfishuar,

Gratteri u rrit në fshatin e vogël mesjetar të Geracës, ku ai dhe djem të tjerë luanin një futboll këmbëzbathur. Ai u takuar me disa prej shokëve të fëmijërsisë më vonë, duke marrë në pyetje njërin prej tyre në një burg në Miami i cili u kap me 800 mijë paund kokainë. Një mik tjetër i fëmijërisë, tani një anëtar i Ndrangheta, u arrestua në një nga operacionet e zotir Gratteri.

Arrestimet kanë rritur presion ndaj partive politike të Italisë për të provuar se kandidatët e tyre nuk kanë lidhje kriminale.

Catanzaro , Gazeta Si, 2020

Guvernatori aktual demokrat i Kalabrisë, Mario Oliverio, u tërhoq nga gara pasi ekipi i zotit Gratteri njoftoi se dy nga ndihmësit e tij kanë lidhje kriminale. Po ashtu një politikan i shquar i djashtë ndodhet në paraburgim.

Disa akuzojnë zotin Gratteri për ndërhyrje në politikë. Ligjvënësi demokrat Enza Bruno Bossio tha se arrestimet penguan zotin Oliverio të kandidojë përsëri. Bashkëshortja e saj, ish-zëvendësguvernatore e rajonit, është po ashtu nën hetim.

“Gratteri arreston gjysmën e Kalabrisë! A është drejtësi? Jo, është thjesht një shfaqje, “tha ajo në një postim në Faceboo.

Një grua në tubim mban një pankarte ku shkruhet “Të gjithë me Gratterin”. Gazeta Si, 2020

Por për shumë kalabrëzë,Gratteri është një hero. Në një miting në mbështetje të tij më 18 janar, mijëra njerëz u mblodhën para zyrës në Catanzaro. Nxënësit e shkollës fillore dhe mësuesit e tyre brohorisnin “Mos e prekni Gratterin!”

“Mafia është si një kancer invaziv. Ajo po shkatërron shpresat dhe të drejtat tona, “tha Pasquale Spina, një 18 vjeçar që në të ardhmen dëshiron të bëhet oficer policie. “Ne jemi këtu për të mbështetur Gratterin sepse ai ka nevojë për të.”

Por në një rajon ku ka pak mundësi ekonomike për të rinjtë dhe mosbesimi ndaj autoriteteve është i madh, bashkimi me mafien nganjëherë shihet si një mundësi e mirë.

“Për çështjet sociale, politikanët janë të dobët, por Ndrangheta është shumë më e fortë,” tha Gratteri. “Ajo sillet sikur ofron shpresë.”

Gratteri dyshon se Ndrangeta do të mund të mposhtet ndonjëherë plotësisht. “Ju mund të eliminoni 80% të saj por një pjesë e vogël mbetet. Sepse në Kalabri jeton mentaliteti mafioz”, thotë ai.

Nga “Wall Street Journal”

 

Më Shumë