Në “sitën” e vettingut ditën e sotme ka kaluar prokurori Adnand Xholi, i cili ka konfiskuar sipas ligjit antimafia pronat e Aldo Bares.
Xholi është gjithashtu prokurori që hetoi vite më parë për grup kriminal dhe trafik droge Emiliano Shullazin dhe kërkoi 18 vite burg për të.
Në lidhje me pasurinë, ILDKPKI ka dorëzuar raportin për vlerësimin e pasurive, ku thotë se deklarimi është i saktë dhe nuk ka kryer deklarim të rremë. Xholi ka një apartament 107 metra katrorë të marrë me kredi, autoveturë me vlerë 4 mijë euro, kursime familjare prej 200 mijë lekësh dhe tokë bujqësore të bashkëshortes në Lushnjë.
Nga hetimi u vërejt se për apartamentin të marrë me kredi, gjendja e mbetur për t’u paguar është rreth 3.3 milionë lekë.
Ndërkohë edhe DSIK, është shprehur se Prokuroi Xholi është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.