Futboll

Projekti i stadiumit të ri të Korçës, me një kapacitet prej 10 mijë vendesh

Gazeta Si - Stadiumi i ri i Korçës i është besuar studios daneze ‘CEBRA’, projekti i së cilës ka dalë fitues në konkursin e ditës së martë. Projekti në fjalë është zgjedhur si më i miri për atë që është konceptuar si një qendër e re e qytetit juglindor. Stadiumi do të jetë në harmoni me Parkun Olimpik të Korçës.

Është një projekt që ruan të paprekur zonën përreth. Kapaciteti i stadiumit të ri pritet të jetë rreth 10 mijë vende, ndërsa kostoja kap shifrën e rreth 30 milionë eurove.

Me krijimin e këtij kompleksi, pasi nuk është vetëm stadiumi, në Korçë mund të zhvillohen aktivitete të rëndësishme, ndërkohë që i shërben qytetit edhe në planin ekonomik, sepse klube të huaja mund të zhvillojnë aty përgatitjet verore, duke qenë se klima është e favorshme.

Përveç stadiumit të Korçës, qeveria shqiptare dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë planifikuar të transformojnë edhe stadiumet e Vlorës dhe Durrësit, si dhe stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë