Media Galeri

Projekte të dështuara në shtëpi që të shqyhesh gazit

Kur bëhet fjalë për rregullimet në shtëpi, bëhen dhe gabime por disa e kanë tepruar me to. Shpesh hapësira e vogël në një apartament, e ka shtyrë "gjenialitetin" e njerëzve drejt dështimit. Duke filluar nga një lavastovilje në banjë deri te tualeti në kuzhinë, janë disa projekte që e bëjnë një shtëpi të cuditshme, aq sa askush nuk do të donte të jetonte në të.

Një tualet… në kuzhinë.

Një person nga Amerika u përpoq të instalonte panelet diellore në çatinë e tij por përfundoi duke bërë një katrahurë të vërtetë.

Për pak hapësirë më shumë, dikush vendosi lavastoviljen sipër vaskës.

Matjet fikse janë të rëndësishme. Këtë e vërteton dikush që ju desht të prishte murin për të vendosur spinën.

Rëndësi ka të bëjë punë… ska gjë se pret kapakun e tualetit për të përshtatur hapësirat.

Një person ilustron pse vendosja e një dollapi sipër lavamanit është një ide e keqe.

Kur dëshira për pak kombinim nuk ka rezultatet që personi mendonte…. nëse mendonte.

Në vend që të rimodelonte shtëpinë e tyre plotësisht, dikush thjesht përdori një nga dollapët për të vendosur tualetin.

Duket sikur njerëzit problemin më të madh e kanë me tualetët. Këtë herë nuk është llogaritur tavani cka e bën përdorimin e tualetit një mision të pamundur.

Kur tenton të bësh dicka elegante dhe përfundon duke bërë një rrëmujë të vërtetë.

Korniza e derës nuk duhet kur spina dhe çelësat e dritës janë llogaritur keq.

Të ketë pak hapësirë, ska gjë se vendoset lavamani sipër vaskës.

Një tualet në fund të një korridori, një makth I vërtetë.

Gjeniale apo e shpifur? Shkallë që të cojnë nga tualeti e direkt e në kuzhinë, pa asnjë mur ndarës.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë