Lajme

Projekt në ndihmë të biznesit për ripunësimin në kohë pandemie

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim po zbatohet për Analizën e Tregut të Punës dhe Bashkëpunimit me Biznesin. Zbatimi i metodikës së këtij projeti, sipas drejtuesëve ka siguruar rritjen e ofertave të punës  dhe rritjen e punësimit si rezultat i  përmirësimit të performancës së shërbimeve të punësimit  të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Një nga qytetet që po e përqafon këtë metodikë është Elbasani, ku ministrija e Financave Anila Denaj ka qenë për të parë nga afër impaktin e projektit nga ku është shprehur se “Ne jemi në shërbim të biznesit dhe gjithë përpjekja gjatë 7 viteve të qeverisjes ka qenë të përmirësojmë më tej këto shërbime, jo vetëm në aspektin e një infrastrukture të përshtatshme, por mbi të gjitha të metodologjive, kurrikulave që do të ndërlidhin si arsimin profesional, qendrat e formimit profesional, ashtu edhe shërbimin në zyrat e punës në përshtatshmëri të plotë me kërkesat dhe nevojat e bizneseve”.

Objektivi i këtyre moduleve është standardizimi i shërbimeve, si dhe zhvillimi i një paketë informative dhe praktike për t’i ardhur në ndihmë biznesit,  edhe në kushtet e ndikimit të pandemisë.

Kjo metodikë, rregullon të gjithë ciklin e bashkëpunimit të zyrës së punësimit  me biznesin, dhe do të jetë së shpejti e unifikuar për të gjithë zyrat e punësimit.

Që prej fillimit të pilotimit, në zonën e Elbasanit është arritur:

-Punësimi i 281 punëkërkuesve të papunë;

-187 bizneseve u janë ofruar shërbime të përmirësuar

-12 anëtarë të personelit të Zyrës së Punës Elbasan janë trajnuar për aplikimin e saj.

Ministrja gjithashtu kërkoi nga bizneset që të aplikojnë për të përfituar nga paketat që ka ofruar qeveria shqiptare për nxitjen e punësimit dhe rikthimin në punë të personave që e kanë humbur për shkak të pandemisë dhe ende nuk janë kthyer, kjo si një mbështetje për të rritur konsumin dhe rigjallëruar ekonominë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë