Futboll

Projekt i UEFA-Disney për zhvillimin e futbollit të femrave

UEFA, organi drejtues i futbollit evropian dhe gjigandi i industrisë së argëtimit Disney kanë njoftuar një partneritet të bazuar në një projekt për angazhimin e vajzave të reja në sportin e futbollit. Skema e quajtur Playmakers do të zhvillojë seanca stërvitore të frymëzuara nga filmat Disney, ku do të marrin pjesë personazhet e animuar, për të siguruar pjesëmarrje në këtë sport për vajzat e moshës nga pesë deri në tetë vjeç.

Përfaqëson një nga iniciativat e para të mëdha të nisura nga UEFA, shumë pak kohë pasi FIFA bëri të ditur se kishin formuluar një “Strategji për Futbollin e Femrave”, me synimin për ta dyfishuar numrin e grave në këtë sport deri në vitin 2024, kur synojnë te këtë rreth 60 milionë gra që luajnë futboll.

Skema pan-evropiane vjen pjesërisht si rezultat i një marrëveshje për shkëmbimin e njohurive midis UEFA dhe Federatës së Futbollit (FA), organit kryesor në Angli, që aktualisht drejton një projekt të ngjashëm, Shooting Stars në partneritet me Disney.

Drejtoresha e Departamentit të futbollit të femrave pranë Uefa, Nadine Kessler, tha: "Ky projekt mund të tërheqë vajza që mund të mos kenë pasur asnjë kontakt me futbollin, ose mund të jenë përgjithësisht jo shumë aktive. Qëllimi ynë përfundimtar është para së gjithash t'i bëjmë ata aktivë dhe të mësojnë lloje të ndryshme lëvizjesh para se të angazhohen me futboll. Por ne do të ishim shumë, shumë të lumtur nëse vajzat do të frymëzohen dhe në të ardhmen të vazhdojnë me këtë sport. "

Nicole Morse, zv presidenti i Disney për marketingun dhe strategjinë për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën (EMEA), shtoi: "Duke përdorur karakteret dhe tregimet tona shumë të dashura si një mjet për diçka pozitive, ne mund të bëjmë vërtet një ndryshim dhe të frymëzojmë familjet dhe fëmijët të jenë më aktiv ”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë