Njerez

Profesor Dhimitër Kraja fiton betejën me koronavirusin

Profesori Dhimitër Kraja ka lënë sot spitalin e Infektivit, pasi fitoi betejën  me koronavirusin.

Ai u infektua pasi iu rikthye bluzave të bardha pas 48 viteve punë për t'i ndihmuar në betejën kundër COVID-19. Lajmi u konfirmua nga ministrja e Shëndetësisëm Ogerta Manastirlliu, e cila shkruan se shërimi i profesor Krajës e gëzoi pa masë.

Ai mësohet se ka dalë negativ edhe pas kryerje së testit të dytë.

Profesor Dhimitër Kraja në datë 20 mars  iu përgjigj vullnetarisht i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar, por u prek nga COVID-19

Duke e cilësuar mjekun të rrallë e modest si pakkush, ministrja Manastirlliu e ka falënderuar profesor Krajën disa ditë më parë që u rikthye në vijën e parë të betejës, për të luftuar koronavirusin.

“Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira”, shkruan ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë