Politike

‘Procesi ndaj Berishës, politik’, Argita Malltezi akuza SPAK-ut: Ka bërë mashtrim topografik. Intensifikon veprimet pas urdhrave të Ramës

Nga Gazeta ‘Si’ - Për Argita Malltezin, babai i saj Sali Berisha dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi janë të burgosur politik.

Në një konferencë për mediat, Argita u shpreh se hetimi për dosjen Partizani ku dyshohen si të përfshirë babai dhe bashkëshorti i saj, është intensifikuar sa herë SPAK ka marrë urdhra nga kryeministri Rama.

“Kjo është një dosje e montuar politikisht, se Berisha dhe Malltezi janë të burgosur politik, sipas përkufizimeve të akteve ndërkombëtare.

E kemi thënë edhe më parë faktin që ky nuk është një hetim 6 mujor, por një hetim që ka zgjatur prej 4 vitesh, një hetim që është intensifikuar në varësi të urdhrave politik të Edi Ramës, siç provohet nga dokumentet e dosjes. Sa herë Edi Rama në Asamblenë apo Kongresin e PS ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Berishës, prokurorët kanë intensifikuar veprimet e tyre.

Deri tani është provuar me dokumente të pakontestueshme se dy janë personat që kanë konsumuar vepra penale, Taulant Balla për kallëzim të rremë dhe Edi Rama për shpërdorim të financave publike dhe dëm në 320 mijë euro ndaj shtetit. SPAK nuk procedon asnjërin prej tyre”, deklaroi ajo.

Argita akuzoi gjithashtu Prokurorinë e Posaçme se ka bërë mashtrim topografik në çështje, ndërkohë që ka shtuar se ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga kryeminstri Edi Rama në vitin 2006.

“Procesi ndaj Sali Berishës është politik. Altin Dumani, Millonai dhe Kraja po bëjnë një proces fiktiv ndaj Berishës. Ka falsifikime nga hetuesit për procesin ndaj Sali Berishës. Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. SPAK ka bërë mashtrim topografik në çështje”, tha ajo.

Ajo paralajmëroi se do të futet në politikë, nëse e shikon të nevojshme.

E pyetur nga gazetarët, ajo tha se shpreson që situata në vend të kalojë në hullitë e ligjshmërisë, ndërsa theksoi se procesi të Sali Berishës është një padrejtësi.

“Aktualisht në qëndrojmë në këtë formë që po e bëj sot, por mund ta përshkallëzoj duke marrë vendime të tjera drejt politikës”, tha Malltezi.

Pyetje: Është një pyetje që ju është bërë në vijimësi por meqë ka zhvillime, përgjigja juaj mund të ketë ndryshuar. Flas për deklaratës nëse jeni e gatshme të kandidoni për pozicion në PD nëse është e nevojshme. A po ju nxit procesi ndaj Berishës për të hyrë në politikë.

Argita Malltezi: Unë shpresoj që e gjithë situata në vend të bjerë në hullitë e ligjshmërisë dhe proceset të ndjekin rrugën e tyre ligjore, përfshirë edhe ato politike që kanë shinat e tyre të ligjshmërisë. Sigurisht që do të qëndroj nëse mendoj që është një padrejtësi ndaj të cilës duhet qëndruar. Aktualisht në qëndrojmë në këtë formë që po e bëj sot, por mund ta përshkallëzoj duke marrë vendime të tjera drejt politikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë