Drejtësia

Gjykata e Lartë lë në “arrest shtëpie” Jamarbër Malltezin

Gjykata e Lartë nuk ka ndryshuar masën e sigurisë në ngarkim të Jamarbër Malltezit, i cili është nën hetim nga Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Malltezin. Kjo masë sigurie u vendos në 21 nëntor 2023 nga Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Një ditë më parë, Gjykata e Lartë ka dhënë dhe vendimin e saj edhe për të pandehurin tjetër të dosjes “Partizani”, ish-kryeministrin Sali Berisha. Edhe në rastin e Berishës, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e të pandehurit për të marrë leje për të shkuar në Kuvend, për të ushtruar funksionin e deputetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë