Lajme

Privatësia në rrezik, Zoom po hakohet gjithnjë e më shumë

Kanë filluar hetimet se sa e sigurt është platforma Zoom, e përdorur nga të gjithë njerëzit që duan dhe u duhet të komunikojnë online.
Hetimi erdhi pas një incidenti që i ndodhi pedagogut të jurispridences, James Lee nga kolegji King’s në Londër, gjatë kohës kur kishte seminar me studentët. Ndërsa ai shpjegonte, ekrani i kompjuterit shfaqte herë pas herë pamje dhune seksuale ndaj fëmijëve.
Përfaqësuesit e Zoom kanë deklaruar shumë herë për mediat se po merren me çështjen e sigurisë. Rasti i është referuar qendrës për shfrytëzimin e fëmijëve dhe mbrojtjes online në Mbretërinë e Bashkuar.
James Lee tha se rreth 40 persona ishin rregjistruar në seminar, ai kishte mbajtur vetëm 20 minuta leksion, më pas prezantimi ishte ndërprerë.
"Në të gjitha ekranet u hakuan nga dikush që shpërndante imazhe abuzuese. Unë u përpoqa të mbyllja lidhjen por nuk funksiononte asgjë dhe nuk kam parë diçka të tillë kurrë më parë, është jashtëzakonisht shumë shqetësuese kjo gjë,”, tha ai.

Foto ilustruese

Të njëjtin problem e ka paspr edhe profesori Michael Doherty nga universiteti Lancaster.
“Pata një përvojë të tmerrshme në Zoom, do duhet të kaloja një sistem të ndryshëm me fjalëkalime dhe ftesa nga studentët, ishte diçka komplet e kotë,” u shpreh ai.
Javën e kaluar, një takim në Zoom i organizuar nga Federata 40,000-vjeçare e të Rinjve Evropianë u infiltrua nga dikush që transmetonte një material abuzimi. Kjo gjë u raportua në policinë e Belgjikës ku është vendosur organizata.
Një zëdhënës i kompanisë Zoom tha se këto incidente janë me të vërtetë shkatërruese, e të tmerrshme dhe politikat e kompanisë duhet të ndalojnë në mënyrë të qartë çdo veprimtari ose përmbajtje të turpshme, të pahijshme, të paligjshme ose të dhunshme në platformë.
"Zoom dënon me forcë sjelljen e tillë dhe azhornoi kohët e fundit disa veçori për t'i ndihmuar përdoruesit tanë të mbrojnë privatësinë e tyre,” u shpreh ai.
Në fillim të këtij muaji, shefi ekzekutiv i Zoom, Eric Yuan, kërkoi falje për çështjen e sigurisë dhe premtoi të përmirësojë tiparet e sigurisë dhe të privatësisë.
Ndërkohë drejtori i Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, Charles Yates tha se agjencia po punon me partnerë ndërkombëtarë për të siguruar zbatimin e ligjit të privatësisë, duke iu përgjigjur këtyre rasteve.
"Operatorët e këtyre platformave duhet të bëjnë gjithçka munden për të siguruar që shërbimet e tyre nuk shfrytëzohen ose komprometohen në këtë mënyrë, veçanërisht në një kohë kur aplikimet e transmetimit të drejtpërdrejtë kanë raportuar rritje të konsiderueshme në përdorimin e tyre,” shtoi ai./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë