Futboll

Prindërit e serbit që zgjodhi Kosovën u pushuan nga puna

Zgjedhja e Ilija Iviç, një futbollist 17-vjeçar nga Graçanica për të luajtur me Kosovën U-19, ka shkaktuar zemërim të madh në Serbi, ku autoritetet nuk e njohin kombëtaren e Kosovës, ashtu sikurse nuk e njohin edhe Kosovën si shtet. Drejtuesit e klubit kryeqytetas Flamurtari, ekip ku aktivizohet lojtari, kanë njoftuar Federatën e Kosovës me vendimin e komunës së Graçanicës, për të pushuar nga puna prindërit e djaloshit. Babai i Iviç punonte arsimtar, ndërsa nëna e tij ka qenë e punësuar si shërbyese civile në këtë komunë.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, ka dënuar ashpër këtë akt. Drejtuesit e futbollit kosovar kanë deklaruar se përkrahin vendimin e trajnerit Ramiz Krasniqi për të grumbulluar talentin Ivic. Ata kanë kërkuar nga institucionet vendore e ndërkombëtare si dhe nga UEFA e FIFA që të reagojnë fuqishëm në parandalimin e dukurive të tilla diskriminuese që vijnë në vazhdimësi nga shteti serb.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me këtë rast. Kurti përmes një postimi në twitter ka thënë që futbollisti i është nënshtruar një ndarje të influencuar nga Beogradi për shkak të vendimit.

https://twitter.com/albinkurti/status/1231224153002463239

I fundit që ka folur për këtë situatë është ish-lojtari i Përfaqësueses së Serbisë, Milan Jovanović, i cili e ka këshilluar të riun të mos pranojë e ftesën, siç e quan ai nga një shtet inekzistent, por të presë Serbinë. “Nëse do të ishte e nevojshme, do të prisja ftesën e vendit tim deri në moshën 33 vjeçare. Për sa kohë që ekziston mundësia, do të prisja Serbinë, kështu duhet të bëjë edhe ai”, tha Jovanović për portalin serb Kurir.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë