Njerez

Prindërit donin më shumë aventura, largojnë vajzat nga shkolla dhe u japin mësim gjatë udhëtimeve

Dy prindër në Mbretërinë e Bashkuar donin "më shumë aventura" pas izolimit kështu që shitën shtëpinë e tyre për të udhëtuar kudo. Bashkë me këtë ato zgjodhën edhe që tre vajzat e tyre të mos shkojnë më në shkollë por të zgjedhin vetë cfarë të mësojnë ndërkohë që bëhen pjesë e aventurës.

Kerry dhe Ben Leppier, të dy 39 vjeç vendosën se fëmijët Florence nëntë vjeç, Eden gjashtë dhe Willow tre vjeç të mos ndiqnin shkollën këtë vit.

Ka shumë prindër që zgjedhin që fëmijët e tyre të mësojnë në shtëpi, kjo për shkak se kështu fëmija mund të mësojë bazuar në interesat personale në vend që të ndjekë një kurrikul standarde.

“Pasi përfundoi izolimi në fillim të këtij viti, ne ishim në kërkim të sa më shumë aventurave kështu që menduam të shisnim shtëpinë dhe të shëtisnim në të gjithë vendin”, thanë çifti.

Kerry tregon se i edukon fëmijët në shtëpi dhe kjo është zgjedhja më e mirë që ka bërë pasi ato janë më të kënaqur kështu.

“Vajzat janë shumë të lumtura. Kjo do të thotë se ato kanë zero stres në jetën e tyre dhe ne mund t'i shikojmë ata teksa zbulojnë dhuntitë që kanë, pa ndjekur lëndë standarde si në shkollë”.

Edhe pse është e vështirë, çifti tregojnë se kjo aventurë i ka afruar më shumë si familje.

“Ne jemi gjithmonë në lëvizje dhe të ulur rreth zjarreve. Është shumë komode dhe ndihemi më të lidhur si familje”, tregon Ben.

Historia e tyre është bërë virale dhe në mediat sociale dhe tashmë ka një debat midis njerëzve që i mbështesin dy prindërit për vendimin që kanë marrë dhe atyre që thonë se një mënyrë jetese e tillë nuk është e duhura për fëmijët.

Për këtë, shumë herë dy prindërit “detyrohen” të bëjnë video shpjeguese për të mbrojtur vendimin e tyre dhe për të treguar se fëmijët po marrin edukimin e duhur edhe pse janë në lëvizje gjatë gjithë kohës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë