Njerez

Princesha e Luksemburgut: Si tentuan të më përdhunojnë në Kosovë

Princesha Tesy e Luksemburgut tha se i kishte thyer hundën një prej personave që ishin dërguar si paqeruajtës në Kosovë, për shkak se ishte përpjekur ta sulmonte seksualisht.
Gazetat britanike kanë treguar të premten se 33 vjeçarja ishte duke punuar me forcat paqeruajtëse në Kosovë në fillim të viteve 2000, kur një koleg hyri në dhomën e saj .
“Një mbrëmje tek sa flija, dëgjova një zhurmë të madhe. Dikush po përpiqej të shtynte derën që të futej në dhomën time. Shtyva derën fort dhe bërtita me të madhe. Më pas vura re se ishte një nga kolegët e mi i cili theu derën dhe më shtriu në krevat për të më përdhunuar. Ndërkohë që përpiqesha të largohesha i theva hundën,” thotë ajo.

“Fola me kryetarin e grupit tim dhe më tha se do të merrte masa, ndërkohë që më përgëzoi për forcën që kisha treguar. Mua nuk më ndodhi asgjë sepse dija të mbrohesha, por ka shumë gra dhe vajza që nuk j kanë dalë në ato vende,” shton ajo.
Nëna e dy fëmijëve, e cila tani është në prag të divorcit me burrin e sa princin Louis të Luksemburgut tregoi se nuk e dinte ende se ku e kishte gjetur forcën aso kohe për të përballuar gjithçka.
Gjithashtu, në fund të vitit të kaluar, Tessy kishte kundërshtuar akuzat se ajo ishte një aventuriere në Luksmburg. Revistat lokale dhe gazetat e akuzonin se ishte martuar në familjen mbretërore për përfitime financiare.

Tessy Antony dhe Princi Louis i Luksemburgut duke dalë nga kisha pas martesës së tyre.

Ekipi i saj ligjor e përshkroi artikullin si një "vrasje e neveritshëm të karakterit të saj ".
Princesha Tessy, ka qenë një vajzë e thjeshtë 18-vjeçare kur u bashkua me forcat e armatosura të vendit të saj. Ajo u rrit në detyrë dhe në vitin 2004 shërbeu në forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, ku u takua me princin Louis. Çifti u martua në vitin 2006 dhe brenda një kohe të shkurtër, princesha lindi të dy djemtë e saj.  
“Është një realitet shumë i trishtuar për mua natyrisht. Askush nuk martohet për t’u divorcuar. Është një kohë e vështirë për të dy ne,” tha ajo.

Tessy tregoi se ajo dhe Louis, 32 vjeç, janë të vendosur që të jenë prindër të mirë me fëmijët e tyre, pavarësisht se marrëdhënia po shkon drejt fundit.
“Çdo prind ka për detyrë t'i rrisë fëmijët me integritet, dashuri dhe sinqeritet, sepse kjo përcakton se si do të jenë ata në të ardhmen. Ajo që në duam të kuptojnë është se ne jemi në këtë gjendje për shkak të mosmarrëveshjeve tona dhe jo për fajin e tyre. Ne siguruam se do e kuptonin këtë, pasi fëmijët shpesh mendojnë se është faji i tyre,” shton ajo
Sa i përket rastit të saj ligjor, Tessy tha se po studionte ligjin për dy vjet në mënyrë që të bëhej personalisht palë kontestuese.
“Unë e di rastin tim më mirë se kushdo tjetër. Gjatë dy viteve kam studiuar për ligjin dhe e dua atë. Duhet ta bëj këtë dhe gjithnjë do përpiqem të shoh çdo situatë në një mënyrë pozitive,” thotë ajo./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë