Lajme

Prezantohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçori

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka prezantuar ditën e sotme drejtorin e ri të Policisë së Burgjeve.

Pas shkarkimit të Enrik Sulejmanit, i cili hezitoi të transferojë Ervis Martinajn nga spitali privat për në spitalin e burgut, këtë post e zë Bardhyl Kaçori.

Bardhyl Kaçorri është një emër i njohur në Policinë e Shtetit. Ai ka një karrierë të gjatë në polici ku ka pasur edhe poste të rëndësishme drejtuese.

“Duke nisur nga sot, Bardhyl Kaçori, me eksperiencë dhe ka pasur poste të larta drejtuese”, është shprehur Gjonaj.

 

Më Shumë