Motosport

Prezantimi i skuadrave të F.1 për Botërorin 2024, të parat zbulohen Uilliams dhe Stake

Gazeta Si – Data e rrethuar me të kuqe, një ngjyrë jo e rastësishme, është 13 shkurt 2024. Në këtë datë Ferrari do të prezantojë zyrtarisht makinën e Botërorit të ri në Formula 1.

Në kalendar janë edhe data të tjera të fiksuara tashmë. Disa skuadra kanë saktësuar ditën e zbulimit të makinave për kampionatin e këtij viti. E para është data 5 shkurt, kur do të prezantohen dy skuderi: Stake F1, emri i ri i Sauber, dhe Uilliams.

Është parashikuar një dopietë prezantimi makinash edhe më 14 shkurt, me Mercedesin dhe MekLaren. Kalendari provizor i datave të prezantimit deri tani është ky:

5 shkurt: Stake F1 (Sauber)
5 shkurt: Uilliams
7 shkurt: Alpine
12 shkurt: Aston Martin
13 shkurt: Ferrari
14 shkurt: Mercedes
14 shkurt: MekLaren

Testet para sezonit të Formula 1 janë programuar nga 21 deri më 23 shkurt, në sesionin e vetëm në Bahrejn, në cirkuitin e Sakhir. Është e njëjta pistë që më 2 mars, të shtunën, do të presë garën e parë të Botërorit 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë