Motosport

Prezantim me stil nga Red Bull, zbulohen makinat e reja të Vershtapen dhe Perez

Gazeta Si – Skuadra kampione bote ka zbuluar makinat e Botërorit të ri me një prezantim plot stil në selinë e vet në Angli, në ‘Red Bull Technology Campus’ të Milton Keynes. Me makinën e re Bull RB20 Maks Vershtapen do të kërkojë titullin e katërt radhazi, nëse Mercedesi dhe Ferrari do ta lejojnë.

Festë në fabrikën e tyre për një histori të gjatë 20-vjeçare, siç tregon edhe vetë sigla e makinës së re, që do të drejtojnë piloti holandez dhe ai meksikan sezonin e ri. Kampionët në fuqi lançojnë fushatën e tyre në fund të pauzës dimërore, që solli atë tronditje javët e fundit nga ‘Hornergate’, aktualisht i pezulluar.

Makinat e reja janë konsideruar nga pilotët dhe pjesëtarët e tjerë të skuadrës si një evolucion i RB19, dominuese e sezonit të fundit. Në pamje të parë, risitë nuk mungojnë, sidomos në nivelin aerodinamik. Nuk duhet harruar se Red Bull dhe konkurrueset e tjera do të ndryshojnë gjatë tri ditëve të testeve javën e ardhshme, nga 21 deri më 23 shkurt.

Synimi i Red Bull-it është që ta ngrejë sa më lart stekën në 2024-ën. Kampionët e botës kanë dalë hapur dhe ky është edhe një demonstrim force, ndryshe nga rivalët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë