Taksa

Presioni ndërkombëtar, Qeveria tërhiqet nga projekti i amnistisë

Qeveria është tërhequr nga drafti fillestar i amnistisë fiskale për shkak të presionit të ndërkombëtarëve.

"Kemi një kundërshtim nga FMN, nga partnerët tanë kryesor BE, SHBA, nuk janë prononcuar pozitivisht për aktin ekzistues", deklaroi deputeti socialist, Anastas Angjeli në një intervistë për Report TV.

Megjithatë tërheqja nga ky draft nuk do të thotë, sipas mazhorancës se amnistia në parim nuk mund të realizohet edhe me dakordësinë e ndërkombëtarëve.

"Nuk kundërshtojnë amnistinë në parim pasi është bërë ne shumë vende. Por ajo është e lidhur me kushtet ekonomike të një vendi me nivelin e informalitetit, dhe kushtet aktuale kërkohet të ketë një kujdes të jashtëzakonshëm”, shpjegoi më tej Angjeli.

Projekti fillestar qortohet nga partnerët ndërkombëtarë me arsyetimin se ai rrezikon të legalizojë paratë e krimit të organizuar.

Angjeli tha se drafti aktual i amnistisë fiskale dhe penale do të tërhiqet dhe do të ndryshohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë