Lajme

Presidenti serb: Zgjidhja e çështjes së Kosovës, fundi im politik

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar fundin e tij politik me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në një intervistë të gjatë për 15 vjetorin e gazetës serbe “Kurir”, Vuçiç u shpreh se zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk do të jetë aspak e kënaqshme për serbët, pasi po merr oferta pothuajse nga e gjithë bota për të njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne nuk e kontrollojmë më territorin e Kosovës, duhet ta kuptojmë këtë gjë. Kemi ardhur në këtë pikë si rezultat i politikës sonë të keqe në vitet 2004 dhe 2008. Nuk duhet harruar që në vitin 1999 u mposhtëm nga fuqitë më të mëdha botërore”, deklaroi Presidenti serb.

“Unë gjithmonë flas për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Kur është fjala për Kosovën shpresoj në gjetjen e një zgjidhje, por pavarësisht saj, ky do të ishte fundi im në politikë” - deklaroi Vuçiç.

Pyetjes pse e mendon dicka të tillë, Presidenti u përgjigj duke thënë se i njeh më mirë se kushdo serbët, ata nuk ta falin kurrë të ardhmen dhe paqen e tyre.

“Jam tepër i sigurt se çdo vendim për Kosovën nuk do të ketë asnjë kuptim për ne  dhe nuk do të ketë as mbështetjën e shumicës së popullit tonë, por unë do të doja që të ketë një perceptim të ndryshëm për të ardhmen dhe një perceptim të ndryshëm përmes historisë, për atë që mund dhe duhet të bëhet më mirë. Nëse mendoni se unë jam gati nesër të them “Kosova është e pavarur”, jo, nuk jam gati.

I pyetur për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Vuçiç tha se nuk dëshiron ta komentojë këtë çështje.

Presidenti serb u pyet në lidhje me hetimet për vrasjen e ish-liderit të serbëve në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç.

Vuçiç zbuloi se ka të dhëna të ndryshme dhe të çuditshme në lidhje me çështjen e Oliver Ivanoviç, "por do ta lëmë në dorën e autoriteteve tona kompetente. Gjithmonë gjëja më e rëndësishme, kur ndodh një krim, është të fillojë nga motivi pse ndodhi, por vështirë se mund të gjendet ndonjë motiv i rëndësishëm për këtë ngjarje". 

Nisur nga deklarata e Haradinajt, “ai po e transferon topin në fushën tonë” për vrasjen e Ivanoviç,- u shpreh gazetari serb.

“Nëse do të kishte një provë të vetme që vrasja është kryer nga serbët, ata do t’i kishin arrestuar të gjithë në veri të Kosovës” – u shpreh Vuçiç.

Në lidhje me politikën e brendshme, Presidenti serb vlerësoi Krryeministren Ana Brnabić “Do të ketë të gjithë mbëshjtetjen time” - tha Vuçiç.

Ndërsa për ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, duke e vlerësuar, Presidenti u shpreh se do të qëndrojë në politikë më gjatë se ai. “Daçiç është një politikan i talentuar dhe inteligjent. Në të ardhmen, ai do të qëndrojë më gjatë në politikë sesa unë. Asnjëherë  nuk është lodhur nga politika e përditshme dhe do të ketë më shumë sukses në politikën e brendshme dhe të jashtme të Serbisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë