Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Senatit Amerikan, Orrin Hatch. Gjatë fjalës së tij, Meta i shprehu mirënjohje Hatch për ndihmën që SHBA dhe Senati i kanë dhënë Shqipërisë për reformat e brendshme. Presidenti tha se SHBA është partneri strategjik i Shqipërisë.
“Mirënjohje SHBA dhe Senatit për ndihmën për forcimin e shtetit ligjor dhe të demokracisë. Shqiptarët nuk do harrojnë kurrë ndihmën jetike që SHBA u ka dhënë gjatë gjithë historisë. SHBA është partneri kryesor strategjik i Shqipërisë. Ne jemi të angazhuar për forcimin dhe konkretizimin e partneritetit strategjik me SHBA në të ardhmen. Shqipëria është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal. Fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë për forcimin e sigurisë e stabilitetit. SHBA, rol të pazëvendësueshëm në arritjet e deritanishme të Ballkanit në drejtim të paqes e stabilitetit”, është shprehur Meta.
Po ashtu, presidenti i Senatit Amerikan, Orrin Hatch, vlerësoi miqësinë mes SHBA dhe Shqipërisë.
“Vlerësoj lart miqësinë e fortë mes SHBA dhe Shqipërisë. Mbështetjen e Senatit për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme midis dy vendeve. Forcimi i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, në interes të përbashkët dhe në dobi të paqes e zhvillimit të rajonit”, tha Orrin Hatch.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.