Lajme

Meta niset në Francë, lë në pritje Ramën për Lleshin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, është nisur të shtunën për një vizitë zyrtare në Francë ku do të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botëroredhe në Forumin e Parisit për Paqen.

“Në këtë Forum do të jenë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë tëlartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës”, njoftoi sot presidenca.

Sikundër ndodhi edhe javët e kaluara, kur Rama dërgoi në Presidencë dekretin e parë për Sandër Lleshajn, edhe këtë herë, Meta ka udhëtuar jashtë vendit. duke lënë në pritje në tryezën e punës, dekretin e dytëtë kryeministrit për Ministrin e Brendshëm.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë