Lajme

Presidenti Meta me homologen kroate takojnë Arbanasit e Zarës

Gjatë vizitës në Kroaci, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologen kroate. Grabar-Kitarović.

Në kuadër të Vitit Kombëtar të Heroit tonë Gjergj Kastriotit, Skënderbeut të dy presidentët vizituan bashkësinë e Arbanasve të Zarës, “oazin e shqiptarëve në Kroaci”, ku u takuan dhe u përshëndetën përzemërsisht me përfaqësuesit arbanas, me Prefektin dhe Kryetarin e Bashkisë së Zadarit, autoritetet vendore dhe drejtuesit fetarë, etj.

Presidenti Meta dhe Presidentja kroate Grabar-Kitarović u ndalën fillimisht në Kishën “Gospe Loretske” (Zonja Jonë e Loretos), e ndërtuar gati 300 vite më parë si strehë shpirtërore dhe mbrojtëse e banorëve të rinj të Zarës.

Si dhe më pas vizituan shkollën fillore “Dr. Krune Krstića”, në të cilën fëmijët e bashkësisë arbanase mësojnë dhe shkollohen në gjuhën shqipe.

“Këtu janë shkolluar breza të shumtë arbanasish duke nxjerrë plejada akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh e artistësh, të cilët krijuan vlerën e përbashkët sa arbneshe, aq edhe kroate.” – vuri në dukje Presidenti Meta.

Presidentja e Kroacisë theksoi se: “Arbanasit kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për krijimin dhe mbrojtjen e Kroacisë. 11 luftëtarë Arbanas nga famullia e Zarës dhën jetën për Atdhe.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë