Nga Gazeta 'Si'-Presidenti kinez, Xi Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga data 5 deri më 10 maj, njoftoi të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Të dy vendet (Kina dhe Franca) kanë pasur komunikime strategjike dhe bashkëpunim praktik , tha zëdhënësi i ministrisë, Lin Jian duke folur për udhëtimin e Xi në Francë.
"Është koha për të shtyrë partneritetin gjithëpërfshirës strategjik midis Kinës dhe Francës në një nivel të ri dhe për t'i dhënë një shtysë të re zhvillimit të shëndetshëm të marrëdhënieve Kinë-BE, për të dhënë kontribute të reja për paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe përparimin botëror," tha Lin Jian një konferencë të rregullt për media.
Kina pret të punojë me Francën për të rritur më tej besimin reciprok politik, solidaritetin dhe bashkëpunimin”, tha ai.
Ndërsa me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, zëdhënësi tha se Xi Jinping do bisedojë mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe të diskutojë për përmirësimin e marrëdhënieve Kinë-Serbi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.