Lajme

Presidenti Ilir Meta, vizitë historike në Mexhitli të Manastirit

Ilir Meta është i pari President i Republikës së Shqipërisë, i cili viziton fshatin Mexhitli të Manastirit në Maqedoni, ku ai ndodhet për një vizitë zyrtare. Fshati Mexhitli njihet si një nga fshatrat me shumicë popullsie shqiptare në Maqedoni.

Autoritet vendëse dhe banorët e fshatit e kanë pritur shumë ngrohtë Presidentin Meta. “E falënderojmë Presidentin Ilir Meta, i cili po tregon vëmendje dhe kujdes ndaj komunitetit shqiptar në Maqedoni”, - janë shprehur disa nga banorët e fshatit Mexhitli.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ka siguruar banorët këtij fshati se kurrë nuk do të jenë vetëm: “Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qëndrojë gjithmonë pranë jush. Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falënderoj që mbani gjallë dhe trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve. Kruja, Vlora, Prizreni dhe Manastiri janë qytetet më të rëndësishme për ne shqiptarët”.

Nuk ka munguar edhe një foto e përbashkët mes Presidentit Meta dhe banorëve të fshatit me simbolin e shqiponjës dykrenare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë