Prej kohësh, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është në qendër të akuzave nga opozita, pasi pretendojnë se ai mbron vëllain e tij të dënuar për trafik droge në Itali. Kështu, ish-kryministri Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat për Xhafajn, pasi sipas tij ai është bllokuesi i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.
Berisha ka cituar presidentin Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, ku sipas tij zyrtari i huaj ka kërkuar largimin e Xhafajt nga Ministria e Brendshme.
Ndër të tjera, ish-lideri i PD-së tha se largimi i Xhafajt nga pushteti është rruga e vetme për të ecur drejt Bashkimit Europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.