Lajme

Presidenti i KE, Juncker kërkon shtetësi belge për stafin britanik në BE

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka kërkuar, që të gjithë punonjësit britanikë që punojnë për BE t'u jepet shtetësia belge, sapo Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Unioni.

Gjatë një debati në Parlamentin Europian, Juncker i kërkoi kryeministrit belg Charles Michel që t'i japë shtetësinë zyrtarëve britanikë që punojnë në BE, pasi janë të pasigurt për statusin e tyre pas Brexit. 

"Brukseli është një ambient i ngrohtë mikpritës dhe ne jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu. Do të doja që autoritetet belge të tregojnë të njëjtën bujari me dhënien e shtetësisë për zyrtarët britanikë që ndodhen në Bruksel, pasi ata e meritojnë. Kryeministri belg e ka treguar shpesh bujarinë e tij dhe jam i sigurt që  do të na dëgjojë", tha Juncker gjatë një debati në Parlamentin Evropian.

https://www.youtube.com/watch?v=MtnnvoHKIqs

Shtetësia e BE-së është kusht për punësimin e anëtarëve brenda stafit të BE dhe Komisionit Evropian, të cilët kanë deklaruar, se duke respektuar rregulloren për personelin e BE, zyrtarët britanikë mund të largohen nga detyra pas Brexit.

Mbi 800 britanikë punojnë në Komisionin Evropian, por është i panjohur numri i artyre që punojnë në institucione të tjera të bllokut 27 anëtarësh.

Stafi britanik i BE-së aktualisht ka një status të posaçëm diplomatik.

Why are generics usually much cheaper


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë