Lajme

Presidenca: Reagimet kundër vendimit për ligjin e teatrit, emocionale e të pathelluara

Presidenca përmes zëdhënësit të  saj është  shprehur në  lidhje me reagimet kundër kthimit në  kuvend të  ligjit për teatrin. Presidenca i ka cilësuar si sipërfaqësore, emocionale e të pathelluara, reagimet kundër vendimit të Presidentit Meta.

“Presidenti i Republikës, duke ndjekur reagimet politike pas publikimit të dekretit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit, shpreh keqardhjen për reagimet sipërfaqësore, emocionale e të pathelluara”, ka thënë  Tedi Blushi, Zëdhënësit i Presidentit Ilir Meta.

Sipas presidencës nëse të gjitha palët do të udhëhiqen vetëm nga interesi kombëtar dhe publik, jo vetëm garantohet ruajtja e kompleksit teatror e restaurimi i tij si pjesë e trashëgimisë kombëtare, por edhe garantohet ndërtimi i teatrit të ri në mënyrën më transparente e më të përgjegjshme, duke respektuar plotësisht legjislacionin aktual si dhe duke shmangur çdo konflikt artificial.

Zëdhënë si Blushi u shpreh se Presidenti Meta i fton të gjithë të shqetësuarit për ndërtimin e një teatri të ri të kenë durim e të lexojnë me objektivitet dekretin, të gjithë arsyetimin, argumentet dhe konstatimet ligjore të cilat bazohen vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë, konventat e marrëveshjet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë, detyrimet që lindin prej tyre dhe legjislacionin tonë në fuqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë