Politike

Presidenca nuk e pranon Venecian: Zero shkelje e Kushtetutës

Pas daljes së raporti të komisionit të Venecias, ku thuhet se presidenti Meta shkeli kushtetutën duke anuluar zgjedhjet, vjen një reagim nga Presidenca.
“E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun! DËGJONI Bundestagun! ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!," ka shkruar zëdhënsi i presidencës Tedi Blushi në rrjetin social Facebook.

https://www.facebook.com/blushited/posts/10157562720122760

Në një postim të dytë, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, thotë se dokumenti që po qarkullon aktualisht në media çuditërisht mban datën 29 shtator 2019.

“Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias. Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019. Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër?”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë