Lajme

Presidenca njofton Policinë për 2 marsin: Manifestim paqësor me shqiptarët

Presidenca ka njoftuar Policinë e Shtetit në lidhje me manifestimin e datës 2 mars.

Në njoftimin për mediat, Presidenca thotë se më datë 2 mars, qytetarët do të jenë me lule mimoza dhe me flamuj kombëtar.

Gjithashtu, thuhet se do të firmoset një dekret përpara popullit, kundër grushtit të shtetit, por jo për shpërndarje të parlamentit.

“Një prej qëllimeve të këtij manifestimi është nënshkrimi nga Presidenti i Republikës përpara sovranit (popullit), të dekretit të parë kundër grushtit të shtetit që kërkon të realizojë Kuvendi njëpartiak në dhunim të Kushtetutës me qëllim kapjen në mënyrë antikushtetuese të institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, Presidenca thotë se efektivët e policisë nuk janë të ftuar të marrin pjesë në këtë manifestim, por të marrin masa për mbarëvajtjen, sipas orarit të njoftuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë