Politike

Presidenca konfirmon: Meta të hënën në Kuvend, ora 09:59

Ditën e hënë, Presidenti Ilir Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament. Ky konfirmim është bërë sërish sot nga zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi.
“Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament. Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se: Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament”, shkruan zëdhënësi i tij në rrjetin social “Facebook”.

https://www.facebook.com/blushited/posts/10157508517872760

Ndërkohë, dy ditë më parë vetë presidenti e ka konfirmuar se do të ishte në Kuvend ku do të pyetej nga Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e tij.
Presidenti Ilir Meta është thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor në 9 shtator në orën 10:00. Data dhe ora u vendosën nga Komisioni Hetimor në dakordësi edhe me Presidencën.
Meta është thirrur për të mbajtur qëndrim para deputetëve që kërkojnë shkarkimin e tij për shkelje kushtetuese. Hetimi për presidentin Meta do të zgjasë deri më 9 tetor, ndërsa pritet edhe delegacioni i Venecias po të hënën..


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë