Bota

Premtimi i Donald Trump: Në 2024 do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë

"Jam sonte me plot besim se në 2022 ne do të marrim përsëri Dhomën e Përfaqësuesve dhe do të rimarrim Senatin dhe më pas, në 2024, një kandidat republikan do të fitojë Shtëpinë e Bardhë." Kështu, sipas asaj që zbuloi në media, ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, iu drejtua të shtunën liderëve të Partisë Republikane dhe financuesve në ngjarjen e organizuar nga Komiteti Kombëtar Republikan në Mar-a-Lago, vendi i zgjedhur nga manjati si selia e tij e re.

Sipas Washington Post, afërsisht 400 të pranishmit në banket paguan mbi 100,000 dollarë secili për të marrë pjesë në mbrëmje.

Gjatë takimit, Trump sulmoi Joe Biden. Duke folur me udhëheqësit republikanë dhe sponsorët e partisë, ish-presidenti tha se presidenti  amerikan ka "një axhendë jopopullore dhe për këtë arsye ai është presidenti i parë në historinë moderne që nuk iu drejtua Kongresit në javët e tij të para në Shtëpinë e Bardhë".

Trump më tej shtoi: "Ardhjet e paligjshme në kufi" me Meksikën "janë në nivelet më të larta që nga viti 2006. Për çështjen e imigracionit ne mund të fitojmë Dhomën, Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë